Shkrimet më të votuara

AMD largon nga puna 10 për qind të punëtorëve

Posted by | Posted in Teknologji | Posted on 16-04-2008

Advanced Micro Devices (AMD), prodhuesi më i madh i mikro-procesorëve pas Intel-it, ka paralajmëruar masa drastike, një numër të madh të largimeve nga puna për të zvogëluar humbjet e mëtutjeshme.

AMD ka shënuar humbje të mëdha në tremujorin e parë të këtij viti, ndërsa fitimi i pritur për çerekun e parë kap shumën prej 1.5 miliardë dollarësh, që është 15 për qind më pak se profiti në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Numri i përgjithshëm i punëtorëve të larguar do të jetë rreth 1.600, largimi i të cilëve do të kryhet deri në tremujorin e tretë, derisa me fillimin e tremujorit të dytë pritet pagesa e të gjitha ristrukturimeve të kompanive. Rezultati i profiteve tremujorëshe është rënia e shitjes në të gjitha segmentet e prodhimit të AMD-së.

Telegrafi

Publikoje këtë lajm në media tjera:
  • Postoje tek Kapsit
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Postoje tek Votoje
  • Postoje tek Lexoje
  • Postoje tek LajmeWeb
  • Facebook
  • Technorati
  • Digg

Post a Comment