03
Ipko, mbushje sipas dëshirës përmes bankomatëve
Posted by | Posted in Teknologji | Posted on 03-05-2008

Operatori mobil IPKO, nga dita e premte (2 maj), ka startuar me produktin e ri IPKOMat, i cili u mundëson konsumatorëve që të mbushin llogarinë në telefonat mobil, ditë e natë, përmes bankomatëve të ProCredit bankës.
IPKOMat, në krahasim me ofertat e tjera në treg është një shërbim shumë fleksibil i cili mundëson që shuma e mbushjes të përzgjidhet nga vet konsumatori. Duke përdorur kartelat bankare konsumatorët e IPKO-s do të mund të mbushin llogaritë e tyre në vlerat që ata dëshirojnë, duke u nisur nga 5 euro deri ne 100 euro.
Konsumatorët e IPKO-s, gjithashtu mund të mbushin sipas dëshirës së tyre edhe llogaritë e të afërmve dhe miqve të tyre.
“Përmes shërbimit IPKOMat ne po e shtyjmë edhe një hap më përpara vizionin tonë që t’i afrohemi konsumatori aq afër sa ai të mos shpenzoj kohë dhe mund për të pasur qasje në shërbimet tona. E gjithashtu po i heqim hap pas hapi cilado kufizime që janë vendosur në treg”, tha drejtori ekzekutiv i IPKO-s, Akan Ismaili.
Shërbimi IPKOMat, është i sigurt, i shpejtë dhe shumë i lehtë për t’u përdorur. Në secilin bankomat të ProCredit Bankës janë vendosur edhe udhëzimet për përdorim të shërbimit, që procesin e mbushjes së llogarive e bëjnë skajshmërisht të lehtë.
Produkti IPKOMat, është fryt i bashkëpunimit ndërmjet IPKO dhe bankës ProCredit. “Shërbimi IPKOMat u mundëson klientëve të bankës ProCredit që përmes bankomatëve t’i kreditojnë telefonat e tyre mobil, duke përdorur vetëm kartelat e tyre bankare. Pra si shërbim është tejet funksional dhe klientëve tanë u jep qasje dhe mundësi për ti kryer shërbimet e tyre 24 orë në 7 ditë të javës në 84 bankomate të vendosura në mbarë Kosovën”, tha Florin Lila zëvendësdrejtor gjeneral i ProCredit Bankës.
ProCredit Bank është banka e parë në Kosovë që ofron një mundësi të tillë. Që të gjitha degët e ProCredit Bankës gjithsej 50 në tërë territorin e Kosovës janë të pajisura me teknologji dhe standarde të larta evropiane, përfshirë edhe bankomatet, dhe që të gjitha degët janë të hapura gjashtë ditë të javës.
Telegrafi


Kompania gjermane Wiesmann vitin e kaluar, gjatë panairit të automjeteve në Frankfurt, ka paraqitur konceptin atraktiv me emrin MF5, të cilin nga kupetë tjera ekzotike e dallon fakti se ai futet në lëvizje motori i marrë nga BMW M5.

Advanced Micro Devices (AMD), prodhuesi më i madh i mikro-procesorëve pas Intel-it, ka paralajmëruar masa drastike, një numër të madh të largimeve nga puna për të zvogëluar humbjet e mëtutjeshme.
Themeluesi i Microsoftit, Bill Gates, i pyetur se kur pritet të jetë gati sistemi i ri operativ, Windows 7, është përgjigjur se kjo do të ndodhë gjatë vitit të ardhshëm.
Nokia ka vendosur të bëj një hap të madh për t’iu kundërvënë pajisjes më të popullarizuar celulare iPhone, pasi që thashethemet për Nokian e re Tube po bëhen çdo ditë e më të vërteta.
IBM ka paralajmëruar një teknologji të re për ruajtjen e të dhënave, të cilat do të mund të zëvendësonin disqet e forta dhe flash memoriet tradicionale.
Kompania IPKO për katër muaj ka arritur të përfitojë 250 mijë konsumatorë në telefoninë mobile, dhe të vendosë nëpër Kosovë 150 antena bazë, përmes të cilave u ofrohet sinjali i telefonisë mobile i kësaj kompanie 76 për qind të banorëve të Kosovës. SIM kartela e 250 mijë e IPKO-s është blerë të hënën në Pejë. Konsumatori që bleu numrin është falënderuar si dhe ka marrë dhuratë një telefon mobil nga drejtori ekzekutiv i kompanisë, Akan Ismajli. IPKO filloi operimin e shërbimeve të komunikimit mobil më 14 dhjetor 2007, duke nisur punën me koncertin e yllit të muzikës rep 50 Cent. /Express/

