Shkrimet më të votuara

MF5 shkon në prodhim

Posted by | Posted in Teknologji | Posted on 16-04-2008

Kompania gjermane Wiesmann vitin e kaluar, gjatë panairit të automjeteve në Frankfurt, ka paraqitur konceptin atraktiv me emrin MF5, të cilin nga kupetë tjera ekzotike e dallon fakti se ai futet në lëvizje motori i marrë nga BMW M5.

Tash ka ardhur lajmi se MF5 zyrtarisht do të shkojë në prodhim dhe atë në fabrikën e hapur qysh para një jave.

Gjatë vitit të ardhshëm do t’i bashkohet edhe versioni kabriolet.

Siç edhe thamë, motorin të cilin e përdorin M5 e M6, sigurojnë performansa fantastike.

Me peshë të karrocerisë prej 1.380 kilogramësh dhe fuqi 507 KF, MF5 është në gjendje të arrijë shpejtësinë deri në 100 kilometra në orë për vetëm 3.9 sekonda.

Marshi gjithashtu është i BMW-së, prej shtatë shpejtësish, derisa për frenim janë përgjegjës disqet e qeramikës.

Automjeti është i gjatë 4.3, i gjerë 1.95 dhe i lartë vetëm 1.17 metra, derisa karroceria është e përpunuar nga alumini me zbatimin e metodave më bashkëkohore.

Telegrafi

Publikoje këtë lajm në media tjera:
  • Postoje tek Kapsit
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Postoje tek Votoje
  • Postoje tek Lexoje
  • Postoje tek LajmeWeb
  • Facebook
  • Technorati
  • Digg

Post a Comment