16
Nokia vs. iPhone – Nokia kthen goditjen
Posted by | Posted in Teknologji | Posted on 16-04-2008
Nokia ka vendosur të bëj një hap të madh për t’iu kundërvënë pajisjes më të popullarizuar celulare iPhone, pasi që thashethemet për Nokian e re Tube po bëhen çdo ditë e më të vërteta.
Ekzistimin e Tube e ka vërtetuar Tom Libretto, nënkryetari i forumit Nokia në fjalimin e e tij të mbajtur në konferencën Evens Data në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në fakt, bëhet fjalë për një pajisje celulare me të cilën pothuajse në tërësi udhëhiqet nëpërmjet ekranit të ndjeshëm në prekje, sikur edhe në iPhone dhe shumë “humbës” të quajtur “iPhone killer”.
Në fotografitë të cilat kanë rrjedhur në internet shihet tërësisht pjesa e përparme e cila është ekran, derisa emërtimi i plotë i kësaj pajisje multimediale do të duhej të ishte Nokia 5800 Tube. Të dhënat e varfra mbi Nokian e re janë se ka ekran prej 3.2 inçësh me mundësi të paraqitjes së 16 milionë ngjyrave, sigurisht do të jetë 3G që aktualisht është përparësi ndaj iPhone-it.

Opsionet standarde do të janë lidhje Wi-Fi, bluetooth, sigurisht edhe GPS si dhe kamerë prej 3.2 megapikselësh. Softuer i cili do të bashkojë të gjitha funksionet e Tube-it me gjasë do të jetë ndonjë Symbian i prodhuar veçanërisht për këtë pajisje. Të dhënat e fundit flasin për dalje për televizion dhe peshë prej 104 gramësh. E vetmja që mbetet është të presim me durim edhe një tentim të pajisjes celulare e cila do të tentojë të ndalojë superfuqinë e iPhone-it.
Telegrafi












une mendoj se Nokia mund ti perdor edhe dy munsi tjera te cilat do ta dallojn Nokian ne tregun e telefonis mobile, te cilat deri me tani si ka pas dhe nuk i ka asnji telefoni mobile. Dhe mesiguri se do ta bejn me te veqant dhe me atraktiv, jan dy opcione te cilat jan te domosdoshme sidomos per Biznis telefonat.