16
Racetrack – memorie më e shpejtë dhe më e mirë
Posted by | Posted in Teknologji | Posted on 16-04-2008
IBM ka paralajmëruar një teknologji të re për ruajtjen e të dhënave, të cilat do të mund të zëvendësonin disqet e forta dhe flash memoriet tradicionale.
Këto memorie, të quajtura “racetrack”, do të kenë një kapacitet 100 herë më të madh krahasuar me memoriet e deritashme. IBM beson se pajisjet për ruajtje të bazuara në spirotronikë u kanë mundësuar mp3-player-ave kapacitet prej disa terabajtëve dhe një punë shumë të shpejtë.
Të dhënat janë ruajtur në shkoptha të nano-telave magnetik në pllakë silikoni. Këto shkoptha i ruajnë të dhënat në spinin e elektroneve. Kjo teknikë e ruajtjes së të dhënave, në nanoteknologji njihet si spintronikë.
Shkencëtarët parashikojnë se kjo teknologji e re do të fillojë të prodhohet për shtatë deri në dhjetë vjet.
Telegrafi











