Shkrimet më të votuara

Thuaji HostXE – > PO!

Posted by | Posted in Fillimi | Posted on 14-05-2009

Man fund i kenaqun me ni hosting provider shqiptare.Behet fjale per websajtin HostXe.com i cili eshte krijuar nga nje djale shqiptar, i cili quhet Algert, dhe definitivisht i meriton komplimentet me te medha per kompanine qe ka krijuar.

Si fillim une kam pas eksperienca shum te kqija me hosting providerat shqiptar.Se pari ne 2003 Hapsira.com(tani EnterMedia) nje kompani e njohur tani per publikun shqiptar per video editing, ndersa ne Hosting ishin nje 0 dhe nje deshtim total.E mbaj mend qe rreth viteve 2003-2004 bleva nje websajt, tek kjo kompani.Ishin cmime te leverdishme dhe une si i ri ne boten e webmasterave doja te bashkepunoja me nje hosting provider shqiptar, per shkak te supportit qe mund te beja permes telefonit, po edhe pse gjuhen angleze ne ate kohe nuk e njihja mire.Por ishte nje kompani shum e dobet.Me pas per shkak te falimentimit te tyre, me derguan nje email dhe na transferuan shume site tek Tendenca.com . Cfare ndodhi me pas?? Pas transferimit te, te gjithe websajtave qe kishin Hapsira tek Tendenca, ne nuk ishim te detyruar te paguanim deri sa te na skadonin websitet, por une kisha 5 muaj qe kisha paguar websajtin ne muajin e 6te u trasnferuam tek Tendenca dhe ne muajin 7 me mbaroi i gjithe website. Eh?? Tendenca ishte nje kompani tjeter qe pretendonin se ishin me serioz , kishin nje support me serioz , po mbi te gjitha kishin SERVERA shum shum te dobet, qe me nje dos te thjeshte binte menjehere gjith serveri.Dmth websitin e kisha 5 ore offline 7 ore online.

I pakenaqur totalisht nga kompanite qe ofrojne hosting vendosa te kaloj ne kompani te huaj.Si fillim ne DreamHost.com ne fakt aty isha i kenaqur sepse vertete ofronte sherbime te mira.

Me pas me grupin qe kishim krijuar ZeriKosovar.com nje kohe ishim tek SiteGround.com por nderruam serverat per shkak te mbingarkeses dhe vendosem te kalonim ne dedicated server tek ThePlanet.com dhe keta servera te dedikuar ishin nje mrekulli fare, 24H online,support fenomenal dhe te gjitha ishin ne vend te caktuar.

Kur vendosa me bo ni websajt personal athere dojsha me marr shared hosting.Zgjidhjet ishin te shumta , mendova per HostGatorr, po prap kisha qef me marr te ni shqiptar me provu edhe nihere mbase per her te fundit se a po BON me shku me ni hosting shqiptar.

Kur kalova disa websajta tmi te HostXe.com , ne muajt e pare isha maksimalisht i kenaqur ,100% uptime, support shum shum te mire, çmime shum te mira dhe thjesht do t’ju preferoja te gjithe shqiptareve te merrnin hosting nga kjo kompani, kane 100% UPTIME, SUPPORT FENOMENAL, dhe mbi te gjitha pse mos ta fusim edhe nje websajt i cili mirmbahet nga shqiptare qe te garoje me websitet e medha qe ofrojne hosting.

Faleminderit HostXE.com !

Publikoje këtë lajm në media tjera:
  • Postoje tek Kapsit
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Postoje tek Votoje
  • Postoje tek Lexoje
  • Postoje tek LajmeWeb
  • Facebook
  • Technorati
  • Digg

Comments

There are (1) Comments for the Thuaji HostXE – > PO!

  1. Gezohem qe sherbimi jone te pelqen!

Post a Comment